Milot Rashica kaloi në huazim nga Norwich te Galatasaray pr një periudhë 1-vjeçare. Megjithatë në Turqi është raportuar se sulmuesi mund të riktheht te skuadra angleze gjatë kësaj merkatoje për të ndihmuar ish-skuadrën e tij të ngjitet në Premier League.
Por huazimi i tij në Stamboll do të vazhdoj dhe këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Norwich Cityt, Stuart Webber për mediat turke.
“Nuk është se e kam ndjekur Rashicën gjatë kësaj kohe. Por mund të them se huazimi i tij te Galatasaray do të jetë deri në qershor. Në muajin qershor mund të flas për të dhe të ardhmen e tij”, ka deklaruar Webber.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës duke shënuar dy gola e duke asistuar në tre të tjerë.