
Është përcaktuar treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjen e kthimit mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit. Ata janë hungarezët Istvan Albert , Peter Beretjan dhe kryesori Istvan Vad. Vad është prej vitesh pjesë e FIFA-s dhe ka gjykuar ndeshje të niveleve të larta, qoftë në rrang klubesh, qoftë në rrang kombëtaresh. Por ajo për çka mbahet mënd Vad është ndeshja midis Ukrainës dhe Anglisë në Europianin e 2012. Në atë ndeshje Vad ishte gjyqtari pas porte dhe u sulmua mjaft pasi nuk akordoi si të rregullt një gol, ku topi kaloi qartazi vijën e portës, para se të devijohej nga Terry .
https://www.youtube.com/watch?v=Snsouq5Qiy0
Poll