
Vedat Muriqi arriti të shënonte një supergol ditën e djeshme ndaj Espaynol. Për fatin e keq të sulmuesit shqiptar skuadar e tij nuk ia doli të siguronte 3 pikët, pasi do mposhtej 2-1.
Për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës ky ishte goli i 10-të në 21 ndeshje në këtë sezon me fanelën e Mallorcas, ndërsa pas sfidës do të theksonte se nuk i duhen golat, nëse ekipi humbet.
"Nuk kam fjalë për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Diçka po ndodh dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt, sepse në këtë Ligë nuk ka shaka. Duhet të arrijmë 40 pikë dhe pastaj të ëndërrojmë, pse jo? Nëse skuadra ime humbet, nuk më intereson të shënoj. Jam i lumtur për golin tim, por në fund nuk kemi mbetur pa asgjë, gjë që është e rëndësishme”, teksoi Muriqi për DAZN.