Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Përballje historike në “Air Albania”, Florian MARKU bën thirrje për mbështetje: Merrni me vete flamujt kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Përballje historike në “Air Albania”, Florian MARKU

Florian Marku ka një përballje historike që e pret më 25 gusht. Në stadiumin “Air Albania”, kundër Miguel Parra Ramirez, do jetë sfida kryesore në ring. Marku do tentojë titullin e dytë në boks, pikërisht atë të WBC Silver. Duke kërkuar mbështetje, boksieri shqiptar i fton të gjithë të kenë flamuj kuqezi me vete, ndërsa tregon dhe të gjitha vendet ku mund të sigurohen biletat.

“Jam gati! Edhe 8 ditë kanë ngelur për ndeshjen më të madhe të historisë të boksit në Tiranë. Ju pres të gjithëve në stadiumin Air Albania, merrni me vete flamurat që të krijojmë një atmosferë e cila do të mbahet mend gjatë!” shkruan Florian Marku në rrjetet sociale.

Kujtojmë se shitja e biletave po vazhdon në stadiumin “Air Albania” dhe po ashtu në qytete të tjera në Shqipërisë. Gjithashtu mund ta siguroni biletën “online” përmes “al.bileta.al”.

Biletat i gjeni këtu:

Biletat në shitje në Tiranë:

Biletaria e stadiumit Air Albania

Biletat në shitje në Elbasan:

Biletaria e stadiumit Elbasan Arena

Biletat në shitje në Shkodër:

Biletaria e stadiumit Loro Borici

Biletat në shitje në Kosovë:

Reve Travel

Biletat në shitje në Korçë:

Restorant Secret

Biletat në shitje në Lushnjë:

Bar Performanca

Biletat në shitje në Pogradec:

Hotel Turizmi (Enkeleana)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga