Vllaznia ditën e nesermë do të presë Erzenin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 11-të të Superiores. Një sfidë që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00.
Shijakasit do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Ndërkohë në këtë transfertë do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bërë e ditur se tifozët shijakas do të udhëtojnë në Shkodër. Nisja do të bëhet në orën 13:30 nga Ura Shijakut.
[caption id="attachment_711012" align="alignnone" width="420"] Postimi i KF Erzenit[/caption]
Poll