Përballja me Veleçikun, Tirana veçon 3 lojtarët e Akademisë: Na ndihmuan të kualifikohemi
Shkruar nga NEWSPORT
Tirana barazoi 2-2 kundër Veleçikut, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në atë sfidë u aktivizuan disa lojtarë të rinj si Sina, Tola dhe Bajraktari.
Të tre pjesë e Akademisë së Tiranës që bënë një performancë pozitive kundër koplikasve. Edhe klubi bardheblu ka veçuar paraqitjen e tyre përmes një postimi të bërë në kanalin zyrtar.
“Jurgen Sina, Hajrulla Tola dhe Danilo Bajraktari ishin tre nga të rinjtë që debutuan në ndeshjen e ekipit të parë, ne kampionatin e Kupës së Shqipërisë, përballë Veleçikut.
Lojtarët u zgiodhën nga stafi teknik për të qënë pjesë e formacionit dhe me lojën e mirë i dhanë përparësi skuadrës në kualifikimin drejt turit tjetër. E ardhmja bardheblu rritet me profesionalizëm!”, shkruhet në faqen zyrtare të Akademisë së Tiranës.