
Partizani do të luajë nesër kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Në këtë takim nuk do të mungojnë as Guerrilsat, që kanë bërë me dije se nisja drejt stadiumit “Air Albania” do të bëhet në orën 15:59.
Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar jepeshin detaje. Ndërsa në fund mbyllej duke theksuar se ndaj bardhebluve do të synohet vetëm fitorja.
“Nesër, ora 18:30 Tirana - Partizani, grumbullimi fillon si zakonisht tek Baza 46 prej orës 13:00 dhe bashkë nisim marrshimin tradicional drejt stadiumit në orën 15:59.
Objektivi i vetëm është fitorja, asgjë tjetër nuk ka rëndësi !
Forca Partizani !”, shkruhej në njoftimin e Guerrilsave.
Poll