
Pas fitores dhe rimarrjes së kreut, atmosfera te Tirana është shumë e mirë. Ndeshja e ardhshme i sheh bardheblutë në një transfertë të vështirë në Durrës ku i pret Erzeni të enjtën në orën 19:00 në Niko Dovana.
Përballja e parë përfundoi me fitoren e shijakasve ndërsa tani kampionët në fuqi duan me cdo kusht tre pikët për të vazhduar kryesimin e renditjes. Tifogrupi Tirona Fanatics ka njoftuar anëtarët e saj për axhendën e ndeshjes.
“Te enjten udhetojme drejt Durresit aty ku kampionet luajne ndeshjen e rradhes drejt te titullit te 30-te KAMPION! Mbeshtetja jone do te jete aty, pa kushte si gjithmone duke kenduar e mbeshtetur ekipin drejt fitores se rradhes. Nisja nga stadiumi ”Selman Stermasi” ne oren 16:30. Bileta udhetimit 300lek. Te gjithe aty, per Tironen…per KRYEQYTETIN! TE ENJTEN!”-shkruan tifogrupi në rrjete sociale.