Partizani vijon përgatitjet në kuadër të takimit që do të luhet nesër kundër Vllaznisë.
Një lajm i mirë ka ardhur së fundmi për trajnerin Adolfo Sormani. Renaldo Kalari ka lënë pas dëmtimin e pësuar kundër Luftëtarit në mesjavë dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje.
Mbrojtësi i majtë është një garanci më vete për Partizanin në repartin defensiv dhe rikthimi i tij në gatishmëri ka bërë që Sormani të shmangë eksperimentet në krahun e majtë të mbrojtjes.