Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Për tu marrë shembull, tifozët e Partizanit nderojnë Dwamenan

Shkruar nga NEWSPORT
Për tu marrë shembull, tifozët e Partizanit nderojnë

Tifozët e Partizanit tregojnë dhe njëherë se janë shembull në shkallët e stadiumit. Po nderohej Raphael Dwamena dhe Valentino Murataj u thirr nga tifogrupi i organizuar "Ultras Guerrils", për t'i dhënë një shall të Partizanit.

Kapiteni i "demave" e kreu detyrën e tij, duke përcjellë kujtimin e Dwamenas me simbolet e Partizanit. Më pas tifozët e kuq brohoritën në kor "Dwamena", gjest i cili u duartrokit nga tifozëria rrogozhinase. Në të njëjtën kohë, një parashutë me mbishkrimin e Partizanit dhe 2 shirita të zinj valëvitej në qiell.

Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit u mbyll me rezultatin 1 me 1, aq sa ishte dhe kur u ndërpre më 11 nëntor. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga