Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Për herë të parë në Shqipëri, starton në Vlorë "Kampionati botëror i Aeronautikës"

Shkruar nga NEWSPORT
Për herë të parë në Shqipëri, starton në

Fillimi i këtij muaji do të nis zyrtarisht me një jehonë mbarë botërore për Shqipërinë. Për herë të parë ne historinë e vendit tonë, në datën 5 Maj,ne do të jemi mikpritësit e 150 pilotëve nga 28 shtete të ndryshme nga e gjithë bota, është Kampionati i 9-të botëror i Paraglaiding, disiplina Preçizion. Të pranishëm do të jenë, gjithashtu,  Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikes, autoritete të larta të CIVL ( Komisioni Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira në FAI), gjyqtar ndërkombëtar ku për herë të parë janë edhe 2 Gjyqtar të liçensuar nga Kosova, të cilët gjykojnë një garë të ketij niveli.

Për herë të parë do të implementohet transmetimi live nga kamerat ne vela, gjithashtu për herë të parë dhe enkas për këtë kampionat është realizuar/ndertuar teknologjia e shfaqes së rezultateve hap pas hapi nëpër rrjetet sociale, ledëall etj.

Eliza Dushku, një ndër krenaritë tona përtej kufijve është imazhi zyrtar i këtij kampionati. Ajo, gjithashtu, do të jetë edhe prezantuesja e dokumentarit “E DASHUR SHQIPËRI”. Ditët e garave do të jenë të shoqëruara nga shumë të papritura interesante, të cilat kanë pikësynim mbetjen sa më gjatë në memorjen e të  pjesëmarësve dhe të flasin sa më gjatë rreth saj pse jo edhe në vendet e tyre përkatëse.Turë varkash përgjatë vijës bregdetare, muzik live, koncert rroku e shumë supriza të tjera do t’i shoqërojnë garuesit tanë, si dhe të gjithë ata që do të shprehin dëshirën që të jenë thjeshtë dëshmitarë të këtij kampionati në nivel botëror. Këngët polifonike shipëtare nuk do të harrohen që tu prezantohen “botës” që do të mbidhet në gjysmën e parë të Majit në qytetin e Vlorës.

Një surpizë për të gjithë pjesëmarësit do të vij nga fqinjët tanë, Italia. Edhe pse jo pjesëmarës në këtë garë ata kanë zgjedhur të jenë pjesë e saj në një mënyrë të veçantëdhe mjaftë argëtuese, ejani dhe zbulojeni.Sporte të tjera plotë adrenalinëdo ti shoqërojne këto ditë të veçanta si psh: tur me balona dhe helikopter, beach volley, canoe, kinema verore, akrivitete edukuese për fëmijë e shumë të tjera.

Përveç shijimit të bregdetit, nuk është lënë mënjan dhe relievi malor, që do të jetë dëshmitar i aktiviteteve të ndryshme si: marshim, piknik, turi historik, kënd leximi me një pamje që rrallë herëna ndodh të gjendemi. Ceremonia mbyllëse do të ketë të pranishëm presonalitete të ndryshëm duke filluar nga Kryeministri i vendit, ministra, zyrtarë të pushtetit vendor së bashku me të gjithë ata qe kanë ndihmuar dhe mbështetur në realizimin e Kampionatit te 9-të botëror të Paraglaiding. Jumirëpresimtëjenidhejupjesë e tij.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga