Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Për një volejboll më cilësor, në ambientet e Federatës zhvillohet seminari për gjyqtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Për një volejboll më cilësor, në ambientet e

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Vloejbollit ka Komisioni Tekniko Arbitral, në ambientet e FSHV-së ka zhvilluar një seminar përsa i përket gjyqtarëve të këtij sporti.

Në këtë mbledhje janë trajtuar tema përsa i përket gjykimit të një volejbolli më modern. Kështu thuhet ndër të tjera në raportimin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, në një postim në rrjetin social "Facebook".

Njoftimi i plotë:

"Federata Shqiptare e Vollejbollit (FSHV) dhe komisioni Tekniko Arbitral organizuan pranë ambjenteve të FSHV-së seminarin e radhës për gjyqtarët volejbollit. Kësaj here për të zhvilluar këtë seminar ishin të ftuar nga FSHV-ja dy personalite në fushën e gjykimit në CEV (Federata Europiane e Volejbollit), Mr. Luciano Gaspari, President i Komisionit Europian të Gjykimit (ERC) dhe Mrs. Zorica Bjellic, sekretarja e përgjithshme pranë këtij komisioni (ERC). Përgjatë sesioneve të këtij seminari jane trajtuar tema të ndryshme në fushën e gjykimit, të cilat lidhen me një filozofi dhe një përqasje të re për sa i përket mënyrës së gjykimit në volejbollin modern.Gjyqtarët që e ndoqën këtë seminar patën mundësi të njihen dhe diskutojnë për mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të rregullave të lojës; përgjegjësitë dhe teknikat e lëvizjes përgjatë gjykimit; procedurat dhe teknikat që duhen përdorur për të drejtuar një ndeshje, për të patur një komunikim sa më efektiv; vetëvlerësim dhe se fundi për të pasur një menaxhim sa më të mirë të ndeshjes. FSHV së bashku me komisionin Tekniko Arbitral falënderon të dy lektorët për dedikimin dhe punën e tyre përgjatë këtij seminari dhe njëkohësisht dëshiron të sigurojë të gjithë gjyqtarët se të tilla seminare dhe programe trajnimi nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen. Seminare e takime, të cilat do të synojnë ngritjen e nivelit të gjykimit dhe menaxhimit sa më të mirë të lojës së volejbollit".

Tags:

VOLLEYBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga