
Teuta u mposht 1 me 0 nga Dinamo në “Air Albania”, sfidë që ishte e prapambetur në Superiore dhe vlen për javën e 27-të. Humbja e durrsakëve erdhi në minutën e 93’, ndërsa Teuta humbi një penallti gjatë pjesës së parë.
Ergys Peposhi nuk ia doli të çojë topin në rrjetë. Lojtari i Teutës gaboi në të dyja penalltitë, pasi e para duhet të përsëritej. Portieri i Dinamos Edmir Sali u kujdes për këtë, me pritjet e tij vendimtare. Kujtojmë se më parë ka qenë i saktë te të gjashta penalltitë e goditura.
Vetë trajneri Martini tha se ishte në mëdyshje, nëse duhet ta ndryshonte lojtarin që do godiste penalltinë pasi u humb e para. Pika e fortë e Peposhit ishin penalltitë dhe pikërisht nga aty dështoi t’i jepte pikë të arta Teutës.
Penalltitë:
Penalltia e dytë. (VIDEO)
Penalltia e parë. (VIDEO)