Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Penalltitë janë llotari”, Mikel Arteta pas kualifikimin: Kemi pritur 14 vite për çerekfinalen, tifozët na trasmetuan një energji fantastike

Shkruar nga NEWSPORT
“Penalltitë janë llotari”, Mikel Arteta pas kualifikimin:

Arsenali arriti të kualifikohej në çerekfinalen e Champions League, pasi mposhti pas “ruletës ruse” skuadrën e Portos. 90-minutat përfunduan 1-0 për “Topçinjtë” të cilët kishin humbur në ndeshjen e parë po 1-0 dhe është dashur goditja e penalltive për të përcaktuar skuadrën që kualifikohej.

Padiskutim që shpërtheu festa te Arsenali, të cilët aktualisht janë në garë për titullin kampion dhe në Champions League. Në fakt kjo është hera e parë pas 14 vitesh që “Topssinjtë” sigurojnë çerekfinalen e këtij kompeticioni dhe sigurisht është një sukses më vete.

Pas ndeshjes Mikel Arteta nuk mund të fshihte gëzimin në fytyrën e tij, ndërsa theksoi se për të është diçka jashtëzakonisht e mrekullueshme. Ndër të tjera theksoi se tifozët ishin një armë plus për kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

“Kanë kaluar 14 vite nga hera e fundit që jemi kualifikuar në çerekfinale, një kohë e gjatë për një klub si Arsenali. Ne krijuam një energji të pabesueshme në stadium. Ia dolëm të gjithë së bashku.

Penalltitë pastaj dihet, janë lotari. Ishim përgatitur një ditë më parë për goditjet e penalltive. Trajnerët e portierëve kanë merita, si të gjithë të tjerët.

Duhet ta pranoj se është e vështirë të përballesh me Porton, një skuadër konkurruese, e mirë dhe e fortë. Patëm shumë momente gjatë ndeshjes ku nuk mundëm të kontrollonim lojën, kjo edhe për meritë të tyre.

Shënuam në një moment të rëndësishëm, u përpoqëm të krijonim rastet tona dhe në fund ia dolëm të kualifikoheshim. I dashurojmë tifozët tanë dhe energjinë që na transmetojnë.

Ndihem mirë që u kualifikuam, pasi donim të mbërrinim në çerekfinale. Më pëlqeu fakti që e ruajtëm qetësinë, u treguam të duruar dhe të guximshëm në të njëjtën kohë”, u shpreh trajneri spanjoll i Arsenalit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga