Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Penalltitë janë “bekimi” i Vllaznisë, si Balaj sjell pikë të arta te shkodranët

Shkruar nga NEWSPORT
Penalltitë janë “bekimi” i Vllaznisë, si Balaj sjell

Bekim Balaj ka kapur kuotën e 16 golave në Superiore. Pas 27 javëve kampionat, Balaj është kryegolashënuesi i elitës së futbollit shqiptar.

Sulmuesi i Vllaznisë ka pasur një favor të madh te golat e shënuar. Pikërisht numri më i lartë se skuadrat e tjera dhe saktësia 100% nga pika e bardhë. Plot 8 gola Balaj i ka shënuar nga penalltitë.

Penalltitë e shënuara, rezultojnë t’i kenë dhënë 10 pikë Vllaznisë. Në 5 nga ndeshjet që Balaj ka shënuar penallti, ato kanë qenë dhe golat e vetëm të sfidës për shkodranët.

Padyshim që saktësia e Balaj është morali që Vllaznia ka nevojë në ndeshje të caktuara. Me Qatip Osmanin në krye, kuqeblutë ndodhen aktualisht vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese.

Ndeshje ku penalltitë e Balajt kanë qenë vendimtare në marrjen e pikëve:

Erzeni 2-2 Vllaznia

Dinamo 1-1 Vllaznia

Vllaznia 1-1 Erzeni

Tirana 0-1 Vllaznia

Vllaznia 1-1 Partizani

Skënderbeu 0-1 Vllaznia

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga