Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Penalltia nuk ishte”, Pioli e gjen fajin te VAR: Po luanim më mirë, Kupa ishte objektiv

Shkruar nga NEWSPORT
“Penalltia nuk ishte”, Pioli e gjen fajin te VAR: Po luanim më

Atalanta ka eleminuar Milanin nga Kupa e Italisë, pas fitores 1 me 2 në “San Siro”. Ndeshja u fitua me përmbysje, ndërsa tifozët kuqezinj u larguan mes dhimbjeve të skualifikimit nga shtëpia e tyre.

Skuadra e Gjimshitit bëri mirë, teksa mori veten pas golit të pësuar nga Leao. Dopieta e Koopmeiners solli triumfin, me golin e dytë që erdhi nga penalltia. Në përfundim të ndeshjes foli trajneri i Milanit Stefano Pioli që shprehu se VAR duhet të ndërhynte pasi penalltia nuk ishte.

“Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, me meritë kaluam në avantazh, më pas pati një naivitet të madh, por ndeshja ndryshoi në një penallti që nuk ishte. Kjo është e vërteta. Më pas u ngatërruam pak. Ka shumë diskutime për VAR-in, është penalltia e parë që ndryshon ndeshjen dhe nuk ishte aty sepse u prek i pari topi nga lojtari ynë dhe Miranchuk u hodh përpara kontaktit. As nuk kisha nevojë ta shihja përsëri sepse isha në trajektore. Mëkat sepse Kupa ishte objektiv dhe nga ky episod ndryshoi kualifikimi drejtim", u shpreh Pioli.

Çfarë nuk ju pëlqeu sonte?

"Ne mund të kishim reaguar më mirë, e kuptoj zhgënjimin e lojtarëve pasi po luanim më mirë, por ne kishim nevojë për më shumë qartësi sepse kishim shumë kohë për ta rregulluar atë. Ndeshja ishte e vështirë, e ekuilibruar, luajtëm mirë në pjesën e parë dhe më pak në pjesën e dytë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga