
Penalltia e Tiranës në derbin kundër Partizanit vijon të përflitet edhe pas 3 ditësh. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi triumfuan 2-0 në një sfidë që i pati të gjitha brenda. Në pjesën e parë të takimit, gjyqtari Juxhin Xhaja akordoi me ndihmën e VAR-it një penallti në favor të Tiranës.
Patrick u rrëzua në zonën e Partizanit pas një pengimi nga Matondo dhe pas konsultimit me teknologjinë, u konsiderua faull dhe u akordua penallti. Megjithatë në këtë rast gjyqtari Juxhin Xhaja duhet të kishte dhënë karton të verdhë për mesfushorin e Partizanit.
Siç pasqyrohet dhe në protokollin e sfidës, Massanga Matondo nuk është ndëshkuar me karton të verdhë, por vetëm me të kuq në ndërhyrjen e gabuar në dëm të Përgjonit që ishte lojtari i fundit para përfundimit të 90 minutave.