Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Penalizimi i Juventusit, eksperti tregon çfarë ndodh në Kolegjin e Garancisë: Eshtë ai libri i zi i famshëm me iniciale…

Shkruar nga NEWSPORT
Penalizimi i Juventusit, eksperti tregon çfarë ndodh në

Klubi i Juventusit ka deklaruar se do të ankimojë penalizimin prej 15 pikësh në Kolegjin e Garancisë CONI, menjëherë pasi Gjykata e Apelit të shpallë vendimin e plotë mbi arsyet e dënimit të klubit nga Torino.

Avokati Eduardo Chiacchi, një ekspert në të drejtën sportive, foli për TMW radio në lidhje me çështjen e Juventusit. Sipas tij, ky Kolegj ka 3 opsione:

“Çdo kundërshtim i mëtejshëm mund të ngrihet vetëm nga avokatët e Juventusit. Çfarë do të ndodhë? Sigurisht që Kolegji i Garancisë i CONI ka tre opsione: mund të anulojë dënimin, ankesa mund të refuzohet ose një pjesë e arsyeve konsiderohen të mangëta dhe të pamjaftueshme, dhe Bordi mund t'i referojë dokumentet Gjykatës Federale për ripërcaktimin e dënimit”.

Ai u shpreh se përgjimet do të jenë ato që do të tregojnë nëse ka patur një sistem të brendshëm që kishte përdorur këto përfitime kapitale.

“Prokurori Chinè theksoi rrëfimet në deklaratat e përgjuara mes vetë drejtuesve dhe më pas është edhe ai libri i zi i famshëm me inicialet FP, i cili u kërkua gjatë kontrolleve të autoritetit financiar. Por prokurori tha se këto praktika janë zbuluar në dialogjet e brendshme të klubit dhe jo me drejtues të jashtëm të klubeve të tjera”.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga