Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Pasioni ynë tejkalon çdo sakrificë”, TIFOZAT KUQEZI thirrje qeverisë shqiptare: Ndërhyni për të liruar 4 anëtarët tanë të arrestuar në Poloni

Shkruar nga NEWSPORT
“Pasioni ynë tejkalon çdo sakrificë”, TIFOZAT
Tifogrupi kryesor i Kombëtares shqiptare “Tifozat Kuqezi” janë kudo e kurdo në mbështetje të ekipit. Kilometrat e temperaturat nuk i kanë ndalur asnjëherë të jenë pranë Kombëtares që e mbështesin me pasion dhe sakrifica. Edhe në ndeshjen e djeshme me Poloninë në Varshavë ishte një grupin prej më shumë se 420 anëtarësh, por 4 prej tyre janë arrestuar nga policia vendase. Me një postim në rrjete sociale, tifogrupi i bën thirrje insttitucioneve shqiptare të ndërhyjnë për të liruar menjëherë 4 tifozët. “Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin. Mbi 420 antarë morën rrugën drejt Polonisë. Shumë kilometra për të përkrahur dashurinë tonë më të madhe, atë të nënës Shqipëri! Pasioni ynë tejkalon çdo lodhje, sakrificë, ndërsa e kemi detyrim që të jemi në çdo vend ku është Shqipëria. TKZ me anë të këtij postimi, kërkon ndërhyrjen e institucioneve tona për lirimin e katër antarëve tanë, të cilët janë arrestuar në ndeshjen Poloni - Shqipëri, duke qenë plotësisht të pafajshëm. Shihemi në udhëtimet e radhës...”-shkruan tifogrupi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga