Arjen Robben pasi la futbollin pak vite më parë pas largimit nga Bayern dhe kthimit në Hollandë tek Groningen është shfaqur sërish. Sot ai përfundoi maratonën e Rotterdamit për 3 orë.
Robben akoma stërvitet edhe pse në moshën 39-vjeçare. Për shumë vite fansat e kanë parë në krahun e djathtë të sulmit duke u futur në qendër dhe duke goditur me të majtën. Kjo është maratona e parë e Robben në jetën e tij.
Ai kompletoi maratonën e plotë për 42 km, duke e kryer për 3 orë e 13 minuta dhe 40 sekonda. Pas maratonës për “Rijnmond” Robben do të deklaronte:
“Nuk ishte qejf, nuk ishte aspak qejf. E kreva, por kjo nuk është e gjitha. Duhet të luftoja mjaftueshëm, kjo ishte një luftë e vërtetë.”
[caption id="attachment_688833" align="alignnone" width="639"] Arjen Robben[/caption]