Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pasalic i sigurt drejt finales: Eliminuam Brazilin, jemi gati për Argjentinën

Shkruar nga NEWSPORT
Pasalic i sigurt drejt finales: Eliminuam Brazilin, jemi gati për

Kroacia eliminoi Brazilin në çerekfinalen e Kupës së Botës, me djemtë e Dalic që vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kampionatin botërë. Një paraqitje fantastike në këtë turne ka dhe mesfushori i Atalantës, Mario Pasalic, i cili për “Sportske Novosti-t”foli në prag të përballjes me Argjentinën, takim që luhet ditën e nesërme duke nisur nga ora 20:00.

“Kemi eliminuar Brazilin, favoritin e parë dhe tani jemi gati të mirëpresim Argjentinën. Kemi treguar se dimë t’i trajtojmë ndeshjet me lojtarët më të mëdhenj. E dija se kishim atë forcë dhe se të udhëhequr nga Luka Modric mund të kishim bërë gjëra të mëdha në Kupën e Botës.

Sekreti ynë? Forca mendore. Ndjesia është fenomenale. Pas asaj që ndodhi në Rusi katër vjet e gjysmë më parë, pak do ta prisja që tashmë në Botërorin e ardhshëm do të përsëritej diçka e tillë. Është fantastike. Jemi në mesin e katër finalistëve, që në vetvete është një sukses joreal, por nuk duam të ndalemi me kaq, fokusi është te Argjentina, do të jetë një tjetër ndeshje historike. Jemi gati për një betejë të re”, ka deklaruar fillimisht mesfushori kroat.

Për krahasimin mes Brazilit dhe Argjentinës, Pasalic shtoi: "Nuk e di nëse argjentinasit janë më të fortë, është një ekip agresiv dhe luftarak, Messi është ende lider dhe ai është gjithmonë lojtari më i mirë në botë, ne duhet të mbrohemi mirë. Ne nuk duhet t’u mendojmë shumë dhe duhet të dalim në fushë me guxim, si burra“, përfundoi Pasalic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga