Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pas Slavko Lukiç, edhe një tjetër i huaj në prag largimi nga Flamurtari

Shkruar nga NEWSPORT

Slavko Lukiç ishte largimi i parë nga Flamurtari për këtë sezon. Mbrojtësi serb ndërpreu kontratën me klubin vlonjat dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Por, duket se në gjurmët e Slavko Lukiç është edhe Balsa Radoviç.

25-vjeçari nga Mali i Zi pritet të mos jetë pjesë e skuadrës në pjesën e dytë të sezonit. Mesfushori nuk ka luajtur shumë gjatë këtij kampionati dhe pritet të lirojë një vend në ekip për lojtarët e tjerë të huaj që do të afrohen në merkaton e janarit.

Dy futbollistët e huaj që shihen si të paprekshëm në skuadrën vlonjate janë sulmuesi Ivan Galiç dhe mbrojtësi i majtë, Milos Rniç.

[caption id="attachment_68342" align="alignleft" width="300"]radovic Balsa Radovic[/caption]

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu