Tirana AS ka fituar sot Kupën e Pavarësisë së Kosovës, që është luajtur në Gjilan. Vajzat kryeqytetase kanë mundur në finale, pas penalltive dhe shtesës, Kosovën e Prishtinës 5 me 4.
Loja e rregullt përfundoi në barazim të bardhë, kur të dyja skuadrat kanë patur të paktën nga 3 mundësi të mira për ta zgjidhur finalen.
Penalltia e fundit është realizuar nga Anisa Kotarja, duke i dhënë qëndërmbrojtëses atributin e golit të artë. Por, meritë ka patur dhe portieria Anjeza Popa në pritjen e disa penalltive, në të dy raundet.
Ekipi vendas i Gjilanit u rendit i treti, pas penalltive ndaj mikeshave nga Tetova.
TIRANA AS luajtur finalen me këtë formacion: Dizdari (Popa), Beqiraga, Kotarja, Kolgjini (Fucia), Aliaj, Mema, Koldashi, Vishkulli, Leba, Kodra, Muho (Banushi).
Turneu mbarëkombëtar u zhvillua nën kujdesin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.