
Leonardo Bonucci është në kërkim të një “shtëpie” të re pasi marrëdhëniet me Juventusin u prishën. Trajneri Allegri e nxorri jashtë planeve dhe mbrojtësi po kërkon ekip të ri.
Bëhet me dije se Union Berlin po presin “dritën jeshile” për të proceduar dhe transferuar qendërmbrojtësin italian. Negociatat kanë avanacuar dhe tashmë gjithçka është në dorën e lojtarit.
Pritet që të jetë një javë vendimtare për të ardhmen e Bonuccit, teksa skuadra gjerman po këmbëngul për transferimin e tij. Kujtojmë që Bonucci ka qenë pjesë e Juventusit që nga viti 2010, ku ka vetëm 1 vit shkëkuptje në sezonin 2017-2018 kur u transferua tek Milani.
Poll