
Egnatia barazoi me Partizanin në shtëpi, në një ndeshje që kishte peshë më të madhe për shkak të tragjedisë së Duamenas. Rrogozhinasit me këtë barazim ruajnë kreun e renditjes, por me pikë të barabarta me të kuqtë. Pas ndeshjes, sulmuesi i Egnatias, Gytis Paulaskas dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Është tragjedi e madhe për ne, e dimë që ai po na sheh tani. Duhet të vazhdojmë vlerat që ai provoi të na jepte. Duhet të vazhdojmë ato që bënte ai, të ndjekim ëndrrën e tij dhe të luftojmë për të që skuadra të eci përpara. Kjo ndeshja ishte me shumë emocione sepse të dy ekipet patën shumë momente për gol dhe dhanë maksimumin sot.”