Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fitorja në derbi dhe formacioni i Partizanit, Luan Pinari zbulon trajnerin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja në derbi dhe formacioni i Partizanit, Luan Pinari zbulon trajnerin

Luan Pinari ka folur për ndeshjen e sotme të Partizanit kundër Teutës. Ish-lojtari i njohur, tashmë në rolin e analistit deklaroi në emisionin "Gol pas Goli" se fitorja në derbi i ka karikuar maksimalisht të kuqtë. Madje theksoi se trajneri Lerda ka krijuar në mendjen e tij formacionin që do të luajë për gjatë gjithë sezonit.

"Rezultati në derbi i ka dhënë tjetër moral Partizanit. Besoj se trajneri Lerda ka piketuar 11-shen që do të luajë për gjatë gjithë sezonit. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Është një sfidë për t'u parë. Teuta vërtetë na ka surprizuar me lojën e zhvilluar deri tani. Siç e thashë fitorja në derbi e ka motivuar shumë".

Kujtojmë që ndeshja Partizani - Teuta do të luhet në orën 17:00, në stadiumin "Selman Stërmas"".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga