Shkëlqim Muça është shprehur te Rubrika Sportive në RTSH se problemi aktual i Partizanit është mungesa e një fantazistit. Shembulli që mori ishte Tirana, që ka pasur Enner Totren, ndërsa në sulm ishin Ernest Muçi, Seferi dhe Xhixha. Ai i referohej ndërsa fliste, ndryshimit që duhet të bëjë trajneri Abilaliaj për të pasur befasi.
“Po të jem do i them nuk luhet pa trekuartist. Do e këshilloja. Nuk shoh te Partizani lojtarë të tillë. Nuk ka fantazi 30 metrat e fundit. Nuk ka vertikale.
Tirana e Xhixhës, Seferi dhe Muçit, ishte trekuartis Totre. Katërshe që 30 metrat e fundit kishte befasi. Partizani nuk e ka”, tha ndër të tjera Muça.
Kujtojmë se Partizani barazoi 1 me 1 ndaj Skënderbeut në stadiumin “Arena e Demave”. Ky është barazimi i pestë nën drejtimin e trajnerit Arbër Abilaliaj.