Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani s'i ka punët mirë me penalltitë, Vllaznia dhe Skënderbeu gjejnë shpëtim

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani s'i ka punët mirë me penalltitë, Vllaznia dhe

Partizani, Laçi dhe Kukësi kanë tre skuadrat, që pas 13 javëve kampionat nuk kanë fituar asnjë penallti. Të kuqtë po ashtu kanë shkaktuar më shumë penallti, plot 4 të tilla. Një numër të tillë në disafavor ka dhe Dinamo me Erzenin.

22 penallti janë akorduar në total. Vetëm 2 janë pritur, nga Alban Hoxha dhe Klevis Hasanbelli. 1 është nxjerrë jashtë nga Realdo Fili kundër Partizanit. Vllaznia është e vetmja që nuk ka shkaktuar asnjë. Shpërndarja e penalltive në disfavor është respektivisht: Partizani, Dinamo dhe Erzeni 4 penallti; Tirana 3; Kukësi dhe Teuta 2; Egnatia, Skënderbeu dhe Laçi me nga 1 penallti.

Dhe pse shkodranët nuk kanë shkaktuar asnjë penallti, ata kanë fituar më shumë bashkë me Skënderbeun. Plot 4 penallti të perkthyera në gol nga Bekim Balaj, teksa Skënderbeu numëron 5. Tirana, Teuta dhe Erzeni ndjekin me 3, ndërsa me 2 penallti të fituara janë Egnatia dhe Dinamo. Këto janë statistikat e prodhuara nga penalltitë, ku në ndihmë është dhe sistemi VAR, pasi ka kaluar 1/3 e Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga