Partizani do të luajë të shtunën në transfertën e vështirë të Ballshit, teksa do të përballet me skuadrën e Bylisit në orën 13:45. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të tentojnë një rezultat pozitiv. Një nga lojtarët që pritet të jetë në fushë është Valentino Murataj.
Mesfushori u ble këtë merkato dimri nga Bylis, pikërish nga ekipi me të cilin do të masin forcat. Shtatshkurtri nuk i harron mallakastriotët dhe këtë e tregon përmes një komenti në rrjetet sociale.
Bekim Kuli, trajneri i Bylisit U-21 ka bërë një postim në Instagram ku tregon ekipin 21-vjeçar që triumfoi dje me rezultatin e thellë 12-2 ndaj Football Republic. E pikërisht për këtë rezultat fantastik nuk ka munguar as komenti i Muratajt që shkruan: "Super performancë çunat dje".
