
Partizani do të presë Erzenin sonte në orën 19:00 në Kompleksin Partizani për javën e 22-të të Abissnet Superiore. Të kuqtë duan një tjetër fitore pas asaj me Bylisin për të vazhduar me rezutlatet pozitive për të lënë pas momentin negativ.
Erzeni nga ana tjetër vjen me nëj turmë tifozësh me vete ku kërkojnë rikthimin te fitorja për të vazhduar garën e Kupave të Europës.
Trajnerët kanë zgjehdur 11-shet titullare dhe Colella është i detyruar të arnojë mbrojtjen me Telushin që vendoset në prapavijë ndërsa në sulm, e nisin dy afrimet e reja, Mba dhe Selmani.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-1-2): Rexhepi; Hadroj, Telushi, Menich, Atanaskovski; Massanga, Maguette, Rrapaj; Da Silva; Mba, Selmani Trajner: G.Colella
Erzeni (3-5-3): Xhika; Enck, Krasniqi, Peposhi; Kadriu, Allan, Krivicic, Kahrimanovic, Asani; Kapllani, Nonato. Trajner: Xh.Kapllani