
Partizani do të sfidojë Teutën në Niko Dovana në orën 17:45 të ditës së sotme në kuadrin e javës së 9 të Abissnet Superiore. Të kuqtë do të synojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit pa gola me Kastriotin ndërsa durrsakët vijnë me moralin e lartë pas fitores së parë të sezonit ndaj Egnatias.
Me përjashtim të Mensah, trajneri Colella do të ketë grupin e plotë dhe mund të zgjedhë më të mirët ndërsa Shkëmbi i duhet të vuajë mungesat e Kotobellit dhe Beqaj me kartona dhe rrezikon shumë portierin Qirko i cili ka pësuar tërheqje muskulare.
Formacionet e mundshme:
Teuta (4-3-3): Dema; Marku, Jazxhi, Kouros, Idrizaj; E. Vila, Hoxha, Karabeci; Çyrbja, Hebaj, L. Vila. Trajner: Bledi Shkëmbi
Partizani (4-3-1-2): Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Rrapaj, Matondo, Murataj; Hoti; Skuka, Da Silva. Trajner: Giovanni Colella