
Xhuliano Skuka dhe Eneo Bitri janë dy lojtarët e larguar nga Partizani në këtë merkato dimri. Ky divorc vjen pikërisht në momentin kur kryeqytetasit po luftonin për titullin kampion. Golat e Skukës kishin vlerë 3 pikësh në çdo sfidë dhe largimi i tij ka lënë zbuluar fazën ofensive. Gjithashtu edhe për prapavijën ku Bitri ishte shndërruar në lider.
Megjithatë në klubin e kuq duken se kanë një skenar të ri. Burime jo zyrtare tregojnë se për transferimin e dy futbollistëve mund të ketë pasur edhe një marrëveshje për huazimin e tyre deri në përfundim të këtij sezoni. Logjikisht duket e vështirë që një klub të paguajë shumë prej 1 milionë eurosh dhe ta huazojë. Mirëpo duhet pritur deri në mbylljen e merkatos se çfarë do të ndodhë.