Partizani do të luajë nesër kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi i kanë dhënë fund përgatitjeve. Në një postim të bërë në kanalin zyrtar të klubit, tregohet se seanca e fundit është zhvilluar sot në orën 11:00.
“Skuadra ka mbyllur përgatitjet për takimin ndaj Laçit i vlefshëm për javën e 20-të të kampionatit. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar sot paradite orën 11:00 në stadiumin "Arena e Demave". Përballja Partizani - Laçi do të luhet të shtunën ora 17:00 në stadiumin "Arena e Demave"”, thuhej në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të Partizanit.
Kujtojmë që të kuqtë gjenden në vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Laçi në vend të gjashtë me 26 pikë.