Elton Marini nuk është më drejtor i Partizanit. Drejtori sportiv i të kuqve është shkarkuar nga kampionët e Shqipërisë. Pas lajmit zyrtar nga ana e klubit të Partizanit, është Marini që ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Drejtori sportiv shfaqet me trofeun e titullit kampion, ndërsa ka zgjedhur për shoqërim një këngë të reperit Noizy “Jena mbretër”.
Një lloj mesazhi ky për drejtuesit që e larguan një javë pas shpalljes së titullit kampion. Tashmë priten me interes zhvillimet e reja në klubin e Partizanit, ku priten hyrje por edhe dalja të shumta.
[caption id="attachment_695585" align="alignnone" width="469"] Postimi i Elton Marinit[/caption]
Poll