Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani dominon në fushë dhe treg, vetëm 2 lojtarë përfaqësojnë Tiranën te më të shtrenjtët e derbit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani dominon në fushë dhe treg, vetëm 2 lojtarë

Partizani e dominon derbin jo vetëm në fushë, ku nuk njeh humbje ndaj Tiranës këtë sezon, por dhe në treg. Kjo pasi në formacionin e kombinuar mes dy klubeve kryeqytetase, 9 lojtarë janë nga të kuqtë dhe vetëm 2 nga bardheblutë.

Tirana përfaqësohet vetëm nga Hoxhallari dhe Përgjoni, që japing kontributin e tyre në mbrojtje. Sipas “transfermarkt”, formacioni më i shtrenjtë ka vlerën 4.025.000 euro. I ndërtuar me skemën 4-2-3-1 janë përfshirë dhe pozicionet e dyta të lojtarëve.

Maguette dhe Bintsouka janë dy të huajt e vetëm. Lojtari më i shtrenjtë i këtij formacioni, por dhe gjithë Superiores, është Arinaldo Rrapaj. Kujtojmë se takimi derbi me Partizanit dhe Tiranës luhet ditën e premte, ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Partizani dhe Tirana XI(4-2-3-1): Qirko(325 mijë); Përgjoni(300 mijë), Hoxhallari(350 mijë), Sota(300 mijë), Hadroji(400 mijë) Mehmeti(325 mijë), Maguette(400 mijë); Skuka(300 mijë), Rrapaj(650 mijë), Cara(325 mijë), Bintsouka(350 mijë)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga