Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Egnatia – Partizani, a do të jenë në gjendje futbollistët të mbyllin 90 minutë loje?

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia – Partizani, a do të jenë në gjendje

Egnatia – Partizani do të rinisë të enjten e datës 23 nëntor në stadiumin e Rrogozhinës. Një përballje që do të zhvillohet thjeshtë për të përmbyllur formalisht 90 minutat sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndeshja u ndërpre në minutën e 24-të të saj, teksa ishte 1-1.

Raphael Dwamena humbi ndjenjat në këtë minutë, duke rezultuar dhe fatal për të. Sulmuesi i Egnatias ka tronditur mbarë opinionin e veçanërisht futbollistët që ishin me të në fushë. Pavarësisht ngjyrave dhe fanelave që përfaqësojnë, me siguri për ta do të jetë shumë e vështirë të zhvillojnë një ndeshje të mirëfilltë futbolli, pikërisht aty ku la jetën një Raphaeli.

Ende nuk ka një axhendë zyrtare, por në ditët në vazhdim pritet të mësohet diçka e tillë. Me siguri kjo sfidë do të jetë thjeshtë për të përmbyllur 90 minutat lojë, pasi gjendja psikologjike e të gjithë futbollistëve është e rënduar.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga