
Koço Kokedhima nje prej “pronarëve” te sport klub “Apolonia”, ka vizituar qytetin e Fierit. Në një lokal në qendër të qytetit, ai ka patur edhe një kafe pune me disa nga gazetarët sportiv të qytetit dhe kanë diskutuar në lidhje me hallet e klubit.
Maks Tashi, ka qenë më impulsiv se të tjerët në këtë takim spontan. Ai i ka pohuar Kokëdhimës se:
"Ekipi aktual duhet të jetë në tre vendet më të mira, por nuk ka menaxhimin dhe drejtimin e duhur. Sot, tranjeri i njohur Mourinho edhe pse ka fituar 6 trofe pohon se ka akoma diçka për të mësuar."
Këtij debati i është bashkuar edhe gazetari tjetër sportiv, Arbër Emiri.
"Apolonia duhet të dali patjetër në Superiore. Duhet një sistem loje i përshkallëzur që të arrihen rezultatet e duhura", tha Emiri.
Gazetari Maks Tashi i ka kërkuar Kokëdhimës që të jetë prezent në emisionin e tij sportiv në tv lokal qoftë edhe me regjistrim, por Kokëdhima nuk ka pranuar duke i thënë se ka disa takime pune.