
Ardian Ismajli dhuroi një paraqitje të shkëlqyer mbrëmë kundër Napolit. Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri në rradhët e ekipit të tij teksa përballë kishte sulmin më të mirë në Serie A. Humbja nuk e zbeh paraqitjen e tij teksa shqiptari mori edhe komplimentet nga trajneri i tij dhe mediat vendase.
TuttoMercatoWeb raporton se paraqitja e tij ka lënë një shije të mirë edhe nga disa ndjekës që janë vën në gjurmët e Ismajlit. Gjiganti holandez, Feyenoord, ka shprehur interesimin për shërbimet e 26-vjeçarit. Ismajli ka pasur edhe “fansa” të tjerë në Serie A gjatë verës por shitja e Mattia Vitti bëri që klubi nga Reggio Emilia të "kyçte" mbrojtësin e ardhur nga Spezia.
Poll