Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARADOKSI/ Josa shpallej kampion me Skënderbeun dhe rrëzon Tiranën nga kategoria, Gjoka shpallet kampion me Kukësin dhe rrëzon Vllazninë nga kategoria

Shkruar nga NEWSPORT
PARADOKSI/ Josa shpallej kampion me Skënderbeun dhe rrëzon

Me sa duket pas Tiranes që u rrëzua para një viti do jetë rradha e një tjetër ekipi legjendar që këtë sezon të ketë fatin që patën bardheblutë. Vllaznia pas humbjes me Partizanin në shifrat 2-0 ditën e sotme në kryeqytet duket se tashmë sezonin që vjen do luajë në Kategorinë e Parë ku do bëjë 'rrokadën' me 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Por ka një detaj disi interesant nga historia e të dy skuadrave. Tirana sezonin e kaluar ra pikërisht në Shkodër kundër Vllaznisë në një barazim 0-0. Në krye të pankinës ishte Mirel Josa. Ish-mesfushori vinte si kampion i Shqipërisë me Skënderbeun dhe fati i tij i keq ndoshta donte që ai të ishte në krye të bardhebluve në ditën më të errët të historisë së tyre.

Një lloj 'deja vu' duket se është edhe Vllaznia që rrëzimin e saj e konfirmon në Tiranë, por kundër Partizanit. Në drejtim është sërish një trajner kampion si Ernest Gjoka që fitoi kampionatin me Kukësin. Vllazninë e drejton dhe Vllaznia rrëzohet. Gjoka dha dorëheqjen në fund të takimit duke pranuar disi dështimin me këtë ekip.

Paradoksi ekziston në faktin se dy ekipe legjendare të vendit tonë, rrëzohen në Kategorinë e Parë në dy sezone njëri pas tjetrit nga dy trajnerë kampionë. Ndoshta kështu ishte e thënë që të ndodhte në mënyrë që në fund të nxirret një mësim për të ardhmen. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga