Pas shkarkimit nga Shqipëria, Christian Panuçi është pa skuadër dhe në pritje për të marrë oferta nga klube të ndryshme. Së fundmi mediat italiane shprehen se ish-trajneri i kombëtares italiane është një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Salernitanës, klub që militon në Serie B në Itali.
Salernitana është në pronësi të Claudio Lotitos dhe Igli Tare ka mbështetur kandidaturën e Panuçit si trajneri i ri. Klubi italian nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe ka shkarkuar trajnerin dhe Panuçi shihet si një alternativ e mundshme pasi ka dhe pëlqimin e drejtorit sportiv, Igli Tare.