Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Postimi i Takajt, tifozët sulmojnë “Panorama Sport” dhe ironizojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Postimi i Takajt, tifozët sulmojnë “Panorama Sport” dhe

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, postoi dje në mbrëmje një foto me 6 trofetë radhazi të skuadrës së tij, ndërkohë që ishte mësuar lajmi për pjesëmarrjen në shortin e 20 qershorit në Champions. Menjëherë kanë reaguar tifozët korçarë, të cilët kanë shfryrë gjithë dufin e ankthit që i kishte pushtuar gjithë këtyre ditëve pritjeje. Komentet ishin edhe kundër shtypit sportiv, konkretisht kundër “Panorama Sport”, që sipas tyre, e ka sulmuar padrejtësisht Skënderbeun, por edhe ndaj rivalëve të ekipit kampion. Po ashtu, ka pasur edhe ironi të ndryshme nga tifozët. Ja çfarë shkruajnë disa prej tyre:

Iljon Thanas: O president, hidhi në gjyq ata që llapën për Skënderbeun. Nga procesi e Panorama Sport, se e përbaltën emrin tuaj dhe të Skënderbeut.

Niko Zguri: Mos e lër atë Panoramën se na çmendën kaq kohë, një padi edhe atyre që ta marrin çfarë kanë bërë.

Keli Fetollari: Big Skënderbeu

Dini Shkëmbi: Po ky është një lajm i mrekullueshëm. Para Skënderbeu

Anastasi England Caca: S’ka më vende president, mlëri edhe të tjerët të fitojnë.

Enea Bardhi: S’doli gjë edhe kjo punë. Çfarë do thonë tani, bleu edhe gjykatën.

 

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga