Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kombëtarja sot në TVSH, flet drejtori i sportit Pano Xhixho: Ja cilat janë transmetimet ekskluzive, të rejat dhe surprizat e sezonit të ri

Shkruar nga NEWSPORT

Televizioni Publik Shqiptar po bëhet gati që t'iu sjellë shqiptarëve në ekranet e tyre pa pagesë të gjitha ndeshjet më interesante si brenda, po ashtu edhe jashtë kufijve tanë. Në një bisedë me Pano Xhixho, Drejtorin e Programacionit Sportiv në RTSH, "newsport.al" zbulon se çfarë do të kenë shqiptarët në ekranet e tyre për këtë sezon të ri sportiv, po ashtu edhe për vitet e ardhshme.

[caption id="attachment_31400" align="alignleft" width="300"]Pano Xhixho Pano Xhixho[/caption]

"Ndeshjet miqësore të Shqipërisë nuk mund të përcaktohet e drejta televizive më parë, sepse bisedohet në kohën kur vendoset që të zhvillohet një takim. Duke u nisur nga ndeshja e sotme, ende jemi në tratativa, sepse këtë takim miqësor e organizon një kompani, e cila ka marrë përsipër çdo gjë, kështu që RTSH është ende në fazë bisedimi për transmetimin e kësaj ndeshjeje. Normalisht, nëse do të ketë një çmim të pranueshëm, atëherë do të transmetojmë këtë takim", sqaroi Xhixho për ndeshjen e sotme.

Botërori - Më tej i pyetur për ekskluzivitetet që RTSH do të ketë në të ardhmen për sportin, ai u përgjigj: "Duke nisur nga ndeshja e së hënës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë për kualifikueset e Botërorit e deri në fazën finale në Rusi, ne kemi të drejta të plota për transmetimin e çdo ndeshjeje të kombëtares tonë dhe jo vetëm. Në ditët kur nuk luan Shqipëria, kemi të drejtë të transmetojmë çdo shtet tjetër, po ashtu edhe Kosovën. Për më tepër, ne kemi marrë të drejtën ekskluzive nga UEFA edhe për Botërorin 'Qatar 2022'", thekson Pano Xhixho.

Futboll vendi - Sa i përket evenimenteve sportive brenda vendit, ai bën me dije se RTSH zotëron të drejta për Kupën e Shqipërisë, Kategorinë Superiore dhe atë të Parë. "Kemi të drejtë të transmetojmë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, një ndeshje në javë nga Kategoria Superiore. Për sa i përket Kategorisë së Parë, ne jemi në pritje të kalendarit nga FSHF, e cila duhet të na japë kalendar të favorshëm që të transmetojmë sa më shumë ndeshje, sepse i kemi mundësitë që t'i mbulojmë".

Premier League - Xhixho shton më tej edhe një detaj tjetër të rëndësishëm, ku RTSH ka hyrë në tender për të marrë të drejtat ekskluzive të transmetimit të kampionatit anglez, Premier League, i cili ka edhe një kosto të lartë financiare. "Ne kemi hyrë në tender për të marrë të drejtën e transmetimit të kampionatit anglez, i cili nuk tranmsetohet në Shqipëri. Po kërkojmë që të fitojmë të drejtën për të transmetuar dy ndeshje në javë për sezonet 2016-2019, të cilat do të jenë absolutisht pa pagesë për publikun".

Europa League - "Mbetet një e drejtë ekskluzive e jona dhe për dy vitet e ardhshme. Ne do të vazhdojmë që të transmetojmë ndeshjet më të bujshme të këtij kampionati edhe për këto dy vite".

Sportmix - "Transmetojmë ndeshjet e volejbollit dhe të basketbollit, ku po kërkojmë dhe negociojmë për të marrë të drejtat ekskluzive në Shqipëri për të transmetuar ndeshjet e Euro2017", përfundon Xhixho.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga