Kanë startur ditën e sotme ndeshjet në Lojërat Olimpike të Tokyo. Spanja është përballur me Egjiptin, ndërsa ndeshja është mbyllur në barazim 0-0.
Sfida nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë për iberikët pasi dy lojtarët më të mirë të skuadrës kanë pësuar dëmtime të rënda.
Oscar Mingueza la fushën e lojës në minutën e 22-të i dëmtuar, ndërsa te Barcelona janë në "panik" për të mësuar shkallën e dëmtimit.
Dëmtim të rëndë ka pësuar edhe mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos. Një goditje në kavilje ka bërë që lojtari spanjoll të largohet nga fusha, ndërsa nga pamjet shihet qartë kavilja e tij e fryrë.


Poll