Pak ditë më parë Vangjel Zguro njoftoi në rrjetet e tij sociale se ishte shumë pranë firmës me një ekipi kampion. Por, sipas futbollistit gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe në fund nuk pati asgjë konkrete. Pas kësaj futbollisti u shpreh shumë i zhgënjyer.
Por tashmë duket se çdo gjë e ka hedhur pas krahëve dhe po përgatitet për aventurën e re. Sipas “Shkodra Sport” mbrojtësi ësht ëshumë pranë me një ekip kampion. Këtë herë bëhet fjalë për Strugën.
Ky operacion do të kryhet nga një menaxher i cili ka prefuar të qëndrojë anonim. 30-vjeçari tashmë pritet të tregojë vlerat e tij në kualifikueset e Champions League. Kujtojmë që Struga do të përballet me kampionet e Lituanisë, Zalgiris.
Poll