Sfida mes Juventusit dhe Pafos, e cila ishte e vlefshme për javën e 6-të të Champions League u mbyll me rezultatin 2-0, në favor të “Zonjës së Vjetër”. Parë nga rezultati, skuadra sigurisht që mund të vlerësohet me nota të mira.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për futbollistin, shqiptar Edon Zhegrovën. Edhe pse pritshmritë ishin të larta për paraqitjen e tij në fushë, pasi trajneri Luciano Spalletti e caktoi titullar. Asgjë nuk u përkthye në një rezultat të mirë individual.
Loja dhe forma e tij nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga media italiane “Tutto Sportt”, e cila i ka vënë edhe epitetin Zhegrova në "kafaz". Nisur kjo edhe nga vlerësimi të cilin sulmuesi shqiptar ka marrë, një notë 5.5.
Ndërsa yllin e ndeshjes kundër Pafos mediat italiane kanë veçuar sulmuesin Kenan Yildiz, të cilit i kanë dhënë notën 7.
