
David de Gea është pa skuadër që prej largimit nga Manchester United. Gardiani spanjoll me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Premier League, pasi për të ka interesime nga ekipet angleze.
Bëhet fjalë për Newcastle, me këto të fundit që kërkojnë zëvendësuesin e Nick Pope. Ky i fundit u dëmtua pikërisht në sfidën ndaj Unidet dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në shpatullën e majtë.
Rikuperimi i tij zgjat 4-5 muaj dhe në këto kushte De Gea do të ishte zëvendësuesi idela i Pope. Sipas “Daily Mail” drejtuesit e Newcastle po bëjnë menjëherë gati planin, teksa kujtojmë se gardiani spanjoll do të transferohej si lojtar i lirë. Gjithsesi sipas burimit në fjalë problem mund të bëhet paga e lojtarit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.