Ishim mësuar ta shihnim në RTSH Sport, por tashmë Ermal Muskaj ka zgjedhur të vijojë karrierën në një tjetër platformë të rëndësishme televizive.
Bëhet fjalë për OVERSPORT, kompania mediatike që arriti të siguronte transmetimin e Superiores për 3 vitet e ardhshme. Është vetë gazetari që në një postim në rrjetet sociale tregon këtë hap të radhës në jetën e tij profesionale.
“Pas 6 vitesh përfundon rrugëtimi në RTSH Sport dhe Radio Tirana. Falënderime dhe mirënjohje pafund. Sfidë e re, Oversport”, shkruan Muskaj në facebook-un e vet.
Galeria fotografike ()
Poll