Shkëndija e Tetovës është pa trajner që pas ndarjes me Ardian Nuhiun. Drejtuesit prej kohësh po studiojnë tregun për të gjetur kandidatin e duhur dhe në krye të listës ishte Orges Shehi. Shkëndija e ka tentuar edhe më parë Shehin përpara se të rinovonte me Tiranën, por tani që doli i lirë, e kërkonin me ngulm.
Në fund durrsaku zgjodhi Partizanin dhe Shkëndija kalon në alternativat e tjera. Sportmedia raporton se kuqezinjtë kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe ai është Jeton Beqiri. Marrëveshja është dakorduar dhe firma do të finalizohet të martën ose të mërkurën, atëherë kur nis edhe stërvitja.
Beqiri është një emër i njohur si për Shkëndijën, ashtu edhe për futbollin në Shqipëri. Më parë ka punuar si asistent i Shpëtim Duros te Shkëndija, ndërsa të njëjtën detyrë e ka vazhduar edhe te Flamurtari në sezonin 2017-2018, për të provuar më pas detyrën e trajnerit kryesor te Renova, Struga e Bylis në sezonin 2021-2022.