Gerhard Progni dhe Llapi duket se i kanë dhënë fund “martesës”. Edhe pse kjo s’është zyrtare nga ana e klubit kosovar, lojtari është rikthyer në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar për mediet kosovare ku bën me dije se nuk është më pjesë e skuadrës në fjalë.
Gerhard Progni është një emër i njohur në kampionatin shqiptar. Ai ka luajtur me skuadra të njohura si Partizani, Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari dhe Teuta. Sulmuesi zgjodhi në vitin 2019-të Kosovën duke u transferuar te Gjilani. Sezonin e shkuar u shpall golashënuesi i Superligës së Kosovës me 23 gola në 35 takime.
Tashmë pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tropojanit. Mosha 36-vjeçare mund ta penalizojë disi, megjithatë elita ka treguar gjithmonë se është e gatshme të surprizojë me afrimet në merkato.