Mbrojtësi 27-vjeçar Bujar Idrizi është operuar me sukses ditën e sotme, pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen miqësore ndaj Trepça 89. Idrizi tashmë luan tek ekipi Kosovar i Llapit por gjatë vitit 2017-2018 është aktivizuar me skuadrën verilindore të Kukësit. Me Kukësin mbrojtësi 27 vjeçar zhvilloi 25 ndeshje ku arriti të shënonte dhe 1 gol.
Pas kryerjes së operimit, lajmin për kalimin e tij me sukses e ka dhënë vet futbollisti me një postim në rrjetet sociale.
"Faleminderit Zotit. Gjithçka kaloi me sukses", shkruan Idrizi.

Poll